Theo Hernandez mungon në Firence, shifra shqetësuese për Milanin pa të në formacion

29 Mars 2024
10:23
Alfred Lleshi
back button

Nga njëra anë skuadra vjollcë që do të përpiqet të fitojë për t’iu afruar zonës evropiane dhe mbi të gjitha për t’i dhënë vetes njëfarë lehtësimi pas dhimbjes së shkaktuar nga vdekja e Joe Barone, nga ana tjetër kuqezinjtë që do të kërkojnë pikë të plota për të zgjatur serinë e tyre pozitive dhe konsoliduar vendin e dytë në renditje.

Ajo që do të shohë protagonistë të fushës Fiorentinën dhe Milanin, në javën e 30-të të Serie A, do të jetë një sfidë, për shumë arsye, e rëndësishme dhe e ndryshme nga të tjerat. Një krahasim mes dy skuadrave që kanë objektiva të ndryshëm, por të njëjtën nevojë për të fituar dhe kërkuar konfirmimin.

Një transfertë kjo, në të cilën Milani nuk do të prezantohet në kushtet më të mira të mundshme. Në fakt, Pioli do të duhet të përballet me disa “dezertime” në mbrojtje dhe mungesën e një prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm: Theo Hernandez.

Francezi do ta humbasë ndeshjen ndaj Fiorentinës për shkak të pezullimit. Në fakt, anësori transalpin, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Veronës, pasi shënoi golin e momentit 0-1, bëri gjestin e të ‘heshtjes’ (gishtit mbi buzë), diçka që pankina e Veronës e kuptoi si provokuese.

Aty pati pak momente tensioni dhe erdhi vendimi i arbitrit Mariani për ta ndëshkuar. Një e verdhë e rëndë, duke qenë se Theo Hernandez i kushtoi skualifikimin për këtë fundjavë. Kësisoji, Pioli do ta gjejnë veten të detyruar të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të fortë në skuadër.

Theo Hernandez është padyshim një nga titullarët e përhershëm të Milanit dhe këtë e vërteton fakti se deri më tani në kampionat ka munguar vetëm tri ndeshje: në fazën e parë kundër Veronës (dëmtim), Juventusit (pezullim) dhe Udineses (dëmtim).

Alessandro Florenzi me shumë gjasa do ta zërë vendin e anësorit transalpin (ai luajti 7 ndeshje si kapiten në kampionat). Për Florenzin do të ishte paraqitja e 25-të në këtë kampionat, nga e cila e 14-ta si titullar.

Florenzi, i cili nuk ka luajtur në kampionat që nga 1 marsi (Lazio-Milan), ka bërë gjithsej 32 paraqitje deri më tani, këtë sezon, në tetë prej tyre kanë qenë si anësor i majtë. Statistikat thonë se ka një Milan me Theo Hernandez dhe një Milan pa Theo Hernandez.

Në dy vitet e fundit, Stefano Piolit i është dashur të heqë dorë nga kampioni francez 10 herë në kampionat dhe vetëm në dy prej tyre ka arritur të marrë fitore. Për pjesën tjetër pati 3 barazime dhe 5 humbje radhazi, dy të fundit prej të cilave në këtë kampionat: Milan-Juventus 0-1 dhe Milan-Udinese 0-1.

Stefano Pioli do të ketë pak mundësi rotacioni në mbrojtje. Përveç Theo Hernandez në të majtë, do të mungojnë edhe Simon Kjaer e Pierre Kalulu për shkak të lëndimit, në qendër. Një linjë e përbërë nga Calabria, Thiaw (përpara Gabbia), Tomori dhe Florenzi pritet të veprojë përpara Maignan në Firence.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit