Ish-ylli i Milan-it, Billy Costacurta, ka vënë në dukje se kuqezinjve u mungon një lider brenda ekipit.
Milanezët e kanë nisur keq sezonin e ri, me një barazim dhe një humbje në dy ndeshjete para të kampiuonatit, me Costacurta-n që ka vënë në shënjestëër Theo Hernandez.
“Sipas mendimit tim, yjet e ekipit nuk kanë një personalitet të madh, sepse Theo Hernandez, i cili është zëvendës kapiten, nuk është një lider.
“Është një lojtar shumë i mirë, por jo një lider.
“Ibrahimovic dhe Milan-i duhet të marrin një lojtar që ka forcën të udhëheqë skuadrën veçanërisht në momentet e vështira”, ka përfunduar ish-mbrojtësi i Milan-it.