Theo Walcott beson se Dominic Solanke do të fitojë titullin e golashënuesit para erling Haaland këtë sezon.
Walcott tha për Sky Sports: “Besoj se Solanke, tani te Tottenham, mund të jetë golashënuesi më i mirë i Premier League”.
Solanke u transferua te Spurs nga Bournemouth për 65 milionë sterlina. 26-vjeçari debutoi me londinezët kundër Leicester, por mungoi në ndeshjen kundër Everton-it për shkak dëmtimi.
Sezonin e kaluar, Solnake realizoi 19 gola në Premier në 38 ndeshje. Ai e mbylli kampionatin 19 gola mbrapa Haland, i cili fitoi titullin e golashënuesit për të dytin sezon radhazi.
Haaland e ka nisur kampionatin me katër gola në dy ndeshjet e para, duke përfshirë një tregolësh në fitoren 4-1 të City-t kundër Ipsëich.
Solanke pritet të kthehet në dispozicion të Tottenham për derbin kundër Arsenal-it më 15 shtator.