“Thiago Motta është shumë kërkues, ne të rinjtë presim të nisim një cikël pozitiv me të”

24 Korrik 2024
10:40
Telesport
back button

Mbrojtësi i Juventus, Andrea Cambiaso, është shprehur i emocionuar për fillimin e sezonit të tij të dytë me fanellën e bardhezinjve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Thiago Motta është duke kryer fazën përgatitore në Gjermani.

Jam kthyer nga 20 ditë pushimi dhe jam shumë i lumtur që jam këtu, i lumtur që jam kthyer në këtë klub të jashtëzakonshëm. Fizikisht jam mirë dhe gati për sezonin e ri”, u shpreh 24-vjeçari.

Këtë vit, anësori italian është ribashkuar me Thiago Motta, i cili e kishte drejtuar tashmë dy sezone më parë në Bolonjë: “Ai është një trajner që ka një mentalitet të madh, ka një dëshirë të madhe për të punuar dhe është shumë kërkues”.

Mendoj se kjo na bën shumë mirë sepse ne jemi një ekip relativisht i ri. Ai mund të na ndihmojë shumë”, tha Cambiaso, që u ndal edhe në më shumë aspekte teknike, duke shpjeguar se çfarë ka në mendje trajneri i ri për të.

Jam mjaft me fat që jam mjaft fleksibël, mund të luaj në pozicione të ndryshme. Këto ditë trajneri më përdor kryesisht si mbrojtës i krahut, por do ta shohim. Gjatë vitit ka gjëra të ndryshme që mund të ndodhin: komplikime, lëndime… Do të shohim”, tha Cambiaso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit