Thiago Motta me formacion të kompletuar, Juventus në fushë me “artilerinë e rëndë” ndaj Empoli

12 Shtator 2024
13:31
Telesport
back button

Zbulimi i “letrave” të Thiago Motta në lidhje me formacionin është gjithmonë shumë kompleks. Jo aq për shkak se tekniku duhet të fshehë lëvizjet e tij, por për shkak të metodës së tij të punës që i mban të gjithë në avantazh deri në momentin e fundit të mundshëm.

Trajneri i Juventusit u përball me tre ndeshjet e para duke optimizuar punën e bërë në parasezon, por tani ka ardhur koha për të ingranuar sa më mirë përforcimet e para që kanë ardhur nga merkato.

Formacioni i hedhur në javën e parë pritet të ketë mjaft ndryshime dhe në fushë pritet të jenë si titullarë dy nga blerjet e verës: Douglas Luiz dhe Koopmeiners.

Trajneri dhe stafi i tij do të vlerësojnë edhe lojtarët që kthehen nga ekipet kombëtare, por ka të ngjarë që disa të mbahen në pushim për të pasur një rendiment pozitiv edhe në ndeshjet e ardhshme.

Kështu, Bremer dhe Gatti duhet të jenë gati para portës së Di Gregorio, ndërsa Cambiaso mund të rikthehet si mbrojtës i krahut. Edhe Danilo mund të luajë disa minuta.

Dyshja e mesfushës mund të formohet nga Locatelli dhe Douglas Luiz, me Koopmeiners lart, pas Vlahovic, i cili punoi mirë gjatë pushimit në Continassa. Dilemat më të mëdha janë në krahë. Kandidatë janw Adzic, Mbangula, Yildiz, Weah e Nico Gonzalez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit