“Thiago nuk bën për sistemin e lojës së Klopp dhe Premier League”

9 Korrik 2020
10:54
Alfred Lleshi
back button

Thiago Alcantara është paralajmëruar se mund të mos përshtatet me Premier League, me stilin e lojës së Jurgen Klopp. Këtë mision e ka marrë përsipër Christian Ziege, i cili i sugjeron spanjollit të qëndrojë te Bayern Munich, jo të joshet nga një eksperiencë e re te Liverpool. Bavarezët nuk kanë qenë në gjendje ta “lidhin” Thiago me kushte të freskëta kontraktuale, teksa marrëveshja në fuqi skadon në verën e vitit 2021.

Ziege vlerëson se Liverpool i ka sytë nga Thiago, pasi kërkon më shumë kreativitet dhe elementë ofensivë në mesfushën e tij. Ish-ylli i “Reds”, megjithatë, nuk është i bindur që një sfidë e re në Merseyside do të ishte zgjedhja më e mirë për 29-vjeçarin e talentuar.

“Më duhet të them se e dua këtë lojtar, – tha Ziege për “CaughtOffside”. – Thiago është një lojtar fantastik, por nuk jam i sigurt nëse përshtatet në Premier League dhe stilin e të luajturit të Klopp. Unë mendoj se klubi ku është, Bayern Munich, është vendi më i mirë për të. Ose, mbase një ekip spanjoll. Nuk jam 100% i sigurt për adaptimin e tij te Liverpool, megjithëse është një lojtar fantastik”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit