Thierry Henry: Të gjitha klubet evropiane i frikësohen Real Madridit, ai i frikësohet vetëm…

11 Maj 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Thierry Henry, ish-lojtar i Barcelonës së Pep Guardiolës bëri një krahasim në ‘CBS Sports’ për realitetet aktuale të Real Madridit dhe skuadrës katalanase.

“Të gjitha klubet evropiane i frikësohen Real Madridit, ndërsa Real Madridi i frikësohet Barcelonës”, – tha francezi në një fjali që u komentua shumë në rrjetet sociale.

Më tej, Henry vazhdoi: “Unë mendoj se Liverpool-i do ta fitojë finalen e Champions League kundër Real Madridit”.

Henry, një ish-lojtar i Monaco, Juventus, Arsenal, Barcelona dhe New York Red Bulls, guxoi të bëjë një parashikim për finalen e 28 majit në Paris, ku do të përballen Liverpool dhe Real Madridi për të fituar “kupën veshëgjatë” të këtij sezoni: “Kur them se Liverpool do ta fitojë Ligën e Kampionëve, kam parasysh se skuadra e Klopp është më e fortë se ajo e Madridit.

Për ta bërë edhe më të madhe finalen e Champions League, dy favoritët për ‘Topin e Artë’ janë Mané dhe Benzema”.

Teksa tha se pret një duel spektakolar sulmues mes Liverpool-it dhe Real Madridit në Paris, francezi “vuri bast” për Benzema si fitues të “Topit të Artë”. Bashkatdhetari i tij ka 43 gola dhe 14 asiste në të gjitha garat e këtij sezoni:

“Unë ende besoj se Benzema është përpara, por nëse Mané fiton Champions-in me Liverpool-in, siguron katër trofe sezonalë, atëherë bëhet një kundërshtar mjaft i fortë. Do të ishte diçka e mrekullueshme për Afrikën, por unë vë bast për Benzema”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit