Thirrjet “Kosova është Serbi” njollosin sërish ndeshjet e “Europa League”

18 Gusht 2024
7:48
Alfred Lleshi
back button

FC Lugano mposhti Partizanin e Beogradit dhe është në “play-off” kualifikues të “Europa League”. Tifozët e Partizanit të Beogradit bënë “bujë” me thirrjet e tyre kundër Kosovës.

Pra, pas ndeshjes nuk po flitet flitet vetëm për paraqitjet e fituesve të ndeshjes, Steffen dhe Mahmud, por edhe tifozët serbë, që kishin udhëtuar në këtë transfertë helvete.

Edhe pse ishin më të shumtë si tifozë në “Bernese Oberland” sesa kuganezët, serbët tërhoqën vëmendjen negative në këtë ndeshje. Gjërat do të bëheshin vërtet të shëmtuara pas pushimit mes dy pjesëve. Pas 50 minutash lojë, “Kosova është Serbi” bëri jehonë disa herë në stadiumit.

Sfondi i kësaj mbetet konflikti ndërkombëtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas rënies së Ish-Jugosllavisë, Serbia hoqi autonominë e Kosovës. Në fillim të viteve 1990 nisën protestat kundërshtuese në Prishtinë, e cila përfundoi me luftën e madhe të Kosovës.

NATO ndërhyri dhe kreu sulme ajrore në Beograd. Para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, më shumë se 13.000 njerëz u vranë, ose janë ende të zhdukur. Qindra, mijëra kosovarë ikën nga vendi i tyre. Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe është njohur nga 115 shtete. Deri më sot, Serbia i reziston me forcë kësaj. Shumë serbë, gjithashtu nuk e njohin Kosovën si shtet më vete.

Fakti që në skuadrën e Luganos janë katër lojtarë me rrënjë kosovare, portieri Saipi, mbrojtësi Hajdari, mesfushori Bislimi dhe sulmuesi Vladi, ndoshta nxiti urrejtjen e tifozëve nga kryeqyteti serb.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit