“Thuajini trajnerit se mund të bëjmë më shumë!” VERSUS ka një thirrje për lojtarët e kombëtares shqiptare

21 Nëntor 2024
16:55
Telesport
back button

Denis Hakanaj ka një thirrje lojtarëve të kombëtares shqiptare.

Gazetari ynë tha në episodin 55 të podkastin Versus se senatorët e skuadrës kuqezi e meritojnë të drejtën e fjalës dhe se mund ta ftojnë trajnerin Sylvinho për një diskutim ballë për ballë.

Sipas Denisit, ka ardhur koha që disa lojtarë t’i sugjerojnë brazilianit që të guxojë më shumë.

“Dëgjova Ismajlin pas ndeshjes me Ukrainën. Kur u pyet nëse skuadra kujdeset shumë për mbrojtjen pa menduar për sulmin, ai tha se është profesionist dhe nuk flet dot publikisht. Sipas meje, ai e dha përgjigjen!” – u shpreh Denisi në Versus.

“Merreni trajnerin dhe thuajini: ‘ne mendojmë se mund të bëjmë më shumë se kaq’. Pse është kaq e vështirë?!” – shtoi gazetari ynë gjatë podkastit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit