Thuajse 200 mln euro humbje nga pandemia, Banka e Anglisë ndihmon Tottenham me kredi “falas”

5 Qershor 2020
11:59
Telesport
back button

Në kohë pandemie por edhe llogaritje ekonomike! Kështu, Tottenham dhe presidenti i saj, Daniel Levy, kanë përfituar nga kjo “mjergull” emergjence për të kërkuar dhe siguruar një kredi në Bankën e Anglisë.

Një kredi me motivin për të përballur krizën e ardhur nga koronavirusi dhe plot 175 mln euro që do të kalojnë në arkat e klubit londinez.

Lajmi është publikuar te BBC, që shton dhe se Tottenham mund të humbasë rreth 200 mln euro duke luajtur me dyer të mbyllura. Klubi mund ta rikthejë këtë borxh me një përqindje 0.5 duke parë situatën delikate që i jep mundësi të përfitojë nga Covid Corporate Financing Facility.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit