THUAJSE E KRYER: Arsenal rinovon me yllin e sulmit, vendimtar roli i trajnerit!

6 Gusht 2020
17:33
Telesport
back button

Pierre-Emerick Aubameyang është gati të nënshkruajë rinovimin me Arsenalin. Sulmuesi nga Gaboni, dikur i Borussia Dortmund, ka arritur një marrëveshje me klubin londinez: kontrata do të zgjatet për dy vjet në lidhje me afatin aktual dhe për këtë arsye do të përfundojë në 2023. Kjo është raportuar nga Daily Telegraf, që gjithashtu thekson se i rëndësishëm ishte raporti mes trajnerit Arteta dhe sulmuesit, që po mendonte dhe largimin përpara se ndihmësi i Pep Guardiolas të vinte në stol.

Ndërkohë, Aubameyang do të përfitojë më shumë nga sa merr aktualisht, duke përfshirë edhe bonuse të shumtë.

Këtë sezon, gabonezi ka luajtur 36 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola në Premier League, ndërsa janë edhe 7 gola mes FA Cup dhe Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit