Pas humbjes befasuese të Interit ndaj Udineses në “San Siro”, Marcus Thuram foli për DAZN: “Duhet të mësojmë nga gabimet. Kur provon të përmbysësh rezultatin, jep gjithçka, por këtë herë nuk ia dolëm. Luajtëm kundër një skuadre shumë agresive. Në pjesën e dytë shtymë më fort përpara, por na ndëshkoi edhe fati i keq.
Nuk duhet të dorëzohemi, në dhomat e zhveshjes folëm dhe e dinim që do të kishte ndeshje të vështira gjatë sezonit. Duhet t’i fillojmë ndeshjet me të njëjtin qëndrim si në pjesën e dytë. Nëse luajmë kështu, mund të përmbysim situata të pafavorshme. Sezoni është i gjatë, sfidat duhen përballuar së bashku”.
Kujtojmë se zikaltrit humbën me rezultatin 2-1. Fillimisht i kaloi vendësit në epërsi Dumfries, në minutën e 17-të, pastaj erdhi përmbysja e miqve, me K.Davis (pen) 29’ dhe A.Atta 40’.







