Inter korri fitoren e dytë në Champions League në këtë edicion falë një goli në minutat shtesë të Marcus Thuram, që mposhti 1-0 zviceranët e Young Boys. Një fitore e vështirë për zikaltërit, që ndodhen në grupin e skuadrave më të mira.
“Kemi luajtur një ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë. Jemi shumë të lumtur që e marrim këtë fitore jashtë shtëpisë”, u shpreh Thuram, që e nisi ndeshjen nga stoli, por ishte protagonist në fushë.
“Golat janë gjithmonë të rëndësishëm, por më e rëndësishme është kur fiton skuadra dhe kur ky gol vlen për tri pikët. Mbrëmë shënova dhe fitoi Inter, kështu që jam shumë i lumtur dhe krenar”, deklaroi sot sulmuesi i Inter.
Trajneri Inzaghi aplikoi shumë “turnover” në këtë ndeshje, por pritet që në fundjavë Thuram pritet të jetë titullar në fushë në kampionat. Zikaltërit i pret një ndeshje e vështirë ndaj Inter, ku Thuram synon të jetë sërish vendimtar.