Interi likuidon Como-n me rezultat 2-0, falë golave të Carlos Augusto dhe Marcus Thuram, duke arritur fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe duke iu afruar kryesuesve Atalanta dhe Napoli edhe pse me nje ndeshje me pak (ate ndaj Fiorentina-s ne Firence). Pas fitores ndaj Roma-s, Como bie në shtëpinë e kampionëve të Italisë.
Zikalterit e Simone Inzaghit i përgjigjen fitoreve të Atalantës dhe Napolit duke bere nje paraqitje cinike dhe duke “kryer detyrat e shtepise” ne menyre perfekte ne ndeshjen e fundit ne San Siro per kete vit.
Interi përshëndet San Siron me një sukses te merituar. Skuadra e Fabregas, e cila nuk kishte luajtur në San Siro ndaj Interit prej njëzet e një vitesh, i rezistoi vendasve me nje pjese te pare te mire por ne fillim te pjeses se dyte ishte krosimi i Calhanoglu ne goditje kendi ai qe i dha mundesi Carlos Augustos te kercente dhe shenonte. Como u perpoq te reagonte dhe e beri me dy raste te mira, sidomos me Nico Paz, por pas frikes se momentit, ne fund, Interi, fale Marcus Thuram, vulosi 2-0.
Është soliditeti, megjithatë, që bën diferencën për lojtarët e Simone Inzaghit, të cilët zhbllokojnë mbrëmjen dhe me pas menaxhojne dhe rrezikojne shume pak. Per Marcus Thuram jane 11 gola ne Serie A (asist nga Zielinski)