Thuram zbulon dëshirën befasuese para sfidës me Inter-in

1 Dhjetor 2020
16:27
Denis Hakanaj
back button

Mbrëmjen e sotme do të përballet me Inter-in në Champions League.

Marcus Thuram, djali i Lilian, ish-mbrojtës historik i Juventus -it dhe Parma-s, po kalon një moment shumë të mirë me Borussia M’Gladbach dhe nuk ka ndërmend të thotë lamtumirë.

Janë të shumtë zërat e merkatos që e japin larg Borussi-as në merkatot e ardhshme. Megjithatë, ai ka shprehur dëshirën që të qëndrojë.

“Jam i përqendruar 100% te Borussia Monchengladbach dhe jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Thuram Jr për Kicker.

“Nuk kam folur me asnjë klub tjetër. Borussia më ka lejuar të përshkoj etapa të ndryshme të karrierës sime. Të luaj në Champions League dhe të grumbullohem me Francën”.

“Këtu jam rritur jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Besoj se ka qenë zgjedhja më e mirë e karrierës sime të vija këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit