Tifozeria e Milanit proteston ndaj klubit! Shfaqin kërkesat e tyre në stadium

5 Maj 2024
19:22
Telesport
back button

Ultrasit e Milanit sot ne San Siro kane protestuar (me rastin e Milan-Genoa) duke zbuluar pankarta me gjashtë kërkesa për drejtorët e klubit teksa tribuna e tyre ka qene si kurre me pare jo e zhurmshme.

Djemte e Stefano Piolit kanë siguruar tashmë një vend në Ligën e Kampionëve te ardhshme, por ata do të përfundojnë sezonin e dytë radhazi duarbosh dhe ultrasit kërkojnë një plan të qartë për sezonin e ardhshëm.

Pak para fillimit, ultrasit në Curva Sud ekspozuan shtatë pankarta, duke kërkuar “strategji komunikimi, prani institucionale, nënshkrime të përshtatshme, kohezionin, ambicie dhe aftësi”. Banneri i shtatë dhe i fundit shkruhej: ‘Një projekt fitues fillon nga klubi’.

Gazetari i DAZN në fushë, Davide Bernardi konfirmoi se atmosfera në San Siro sot është mjaft e pazakontë: “Mjedisi është shumë i çuditshëm. Giroud menjëherë shikoi drejt pankartave”.

“Për sa i përket frekuentimit, Curva Sud nuk është i shitur dhe vizualisht, është një efekt i çuditshëm sepse të gjithë fansat janë ulur. Shenjat e vetme të pranisë ishin tundimet për t’iu përgjigjur thirrjeve të tifozëve të Genoas”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit