Barcelona është duke luajtur trofeun “Gamper” ndaj Monacos por tifozeria katalanase gjatë prezantimit të ekipit i ka kërkuar me zë të lartë për një goditje merkatoje, tashmë dihet se për cilin emër flasim.
“Blej Nico Ëilliams, blej Nico Ëilliams” ka bërtitur tifozeria katalanase. Por, përgjigjia e numrit “1” që ka ardhur i ka ftohur jo pak duke i hequr entuziazmin.
“Kemi një skuadër mjaft të mirë edhe kështu si jemi”. Pra, një mundësi që të ketë hequr dorë përfundimisht apo thjesht “skemë”? Kjo duhet parë, por ajo që dihet është se Barcelona ka vështirësi financiare për shkak të fair play dhe blerja e Dani Olmos ka bllokuar buxhet.
Por edhe për faktin se Nico ska kthyer përgjigje dhe sot është prezantuar si numri “10” i ri i Athtletic Bilbaos, në një video të postuar nga klubi bardhekuq.