Tifozët e Juventus mirëpresin Thiago Motta dhe i japin 3 mesazhe skuadrës bardhezi

13 Korrik 2024
8:10
Telesport
back button

Stërvitjet e para të Juventusit për sezonin e ri 2024-2025 kanë shkuar mirë. Të pranishëm në qendrën stërvitore edhe rreth 1000 tifozë, që kanë mbështetur skuadrën e trajnerit Thiago Motta me kore të ndryshme.

Në fund, pas stërvitjes, lojtarët kaluan para tifozëve, që kanë mirëpritur trajnerin e ri dhe i kanë duartrokitur. Gjithsesi, përmes megafonit, tifozët i bënë të qartë skuadrës dhe trajnerit se kërkojnë tri gjëra nga lojtarët.

Ne duam t’i bëjmë të ditur ekipit dhe të gjithë klubit se ne jemi me ta, ne luftojmë me ta dhe do t’i ndjekim kudo. Ne duam vetëm tre gjëra prej tyre: Të djersitin në fushë, ta ndjejnë peshën e fanellës që veshin dhe të na çojnë drejt fitores”, thanë tifozët.

Një mesazh i qartë ky i tifozëve, që kërkojnë skuadrën të luftojë për titullin kampion në Serie A dhe jo vetëm. Sezonin e ri, bardhezinjtë do të rikthehen në Champions League edhe pse aty misioni duket disi më i vështirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit