Tifozët e Milanit nuk i ndalin protestat. Kore kundër Cardinale edhe në “Bentegodi”

21 Dhjetor 2024
9:05
Alfred Lleshi
back button

Protestat e tifozëve të Milanit vazhdon të jetë ende e pranishme. Pas manifestimit që pasoi ndeshjen Milan-Genoa dhe koreve të shumta gjatë festimeve për 125-vjetorin e klubit, tifozëria e organizuar kuqezi vazhdon betejën e saj kundër pronësisë aktuale të klubit.

Që në minutat e para të ndeshjes ndaj Veronës në “Bentegodi”, tifozët intonuan thirrje tashmë të njohura si “kjo presidencë nuk na meriton”, “ne nuk jemi amerikanë”, “Cardinale, duhet ta shesësh klubin”.

Vetëm disa orë më herët, “RedBird”, fondi i drejtuar nga Gerry Cardinale, që është edhe pronari i Milanit, njoftoi përfundimin e rifinancimit të borxhit me “Elliott”, duke investuar 170 milionë euro të tjera.

Tifozët mbeten të pakënaqur me drejtimin aktual të klubit, pavarësisht përpjekjeve financiare të pronësisë amerikane për të forcuar pozitat e Milanit. Tensionet mes palëve vazhdojnë, duke shtuar presionin mbi “RedBird” dhe Cardinale për t’i adresuar shqetësimet e tifozërisë kuqezi.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit