Tifozët e United…falënderojnë nënën e Rabiot: “Bëjini një statujë për zonjën Véronique”

29 Janar 2023
15:35
Denis Hakanaj
back button

Merkato e futbollit, siç e dimë, përbëhet nga dyer rrëshqitëse. Ndodh shpesh që një marrëveshje të dështojë në minutën e fundit më pas të çojë në një reagim, i cili megjithatë ka efekte të paparashikueshme. E paharrueshme ishte vera e vitit 2017, ajo në të cilën Juventus mori Patrik Schick, operacion që dështoi më pas për shkak të një problemi pas ekzaminimeve mjekësore.

Në atë moment hyn Roma, e cila deri pak ditë më parë ishte all-in për Mahrez-in, që e merr çekun në shtëpi. Si rezultat, lojtari në Trigoria nuk shprehet kurrë në maksimum dhe hyn në histori si një dështim. Pra, ndodh që një blerje dhe jo një tjetër është në gjendje të ndryshojë tërësisht pamjen e një ekipi dhe, pse jo, rezultatet e tij.

Dhe kjo është arsyeja pse në Mançester, në anën e United, dikush po bërtet për t’i ndërtuar një statujë zonjës Veronique Rabiot jashtë Old Trafford. Çfarë lidhje ka nëna e lojtarit të Juventus-it me momentin e mirë të Djajve të Kuq? Epo, pa kërkesat e saj të konsideruara të tepërta nga klubi, tani Ten Hag do të kishte në dispozicion francezin në vend të Casemiro-s.

Dhe duke marrë parasysh që braziliani është padyshim arma shtesë e United, siç u dëshmua nga ndeshja e FA Cup kundër Reading, ideja se ai mund të mos mbërrinte në Mançester është padyshim e keqe për tifozët. Ndaj, siç sqaron The Sun, në rrjetet sociale janë të shumtë ata që falënderojnë nënën e Rabiot për kërkesat e saj të paarsyeshme që… sollën Casemiro-n.

“Faleminderit, Veronique Rabiot, që na dhatë mesfushorin më të mirë mbrojtës në botë”. Dhe jo, për ata që pyesin, nuk po flasim për lojtarin e Juventus-it. Dikush shton se “i duhet kushtuar një statujë”.

Me pak fjalë, mosardhja e Rabiot-it dhe ai blerja e Casemiro-s kanë ndryshuar në mënyrë vendimtare fatin e Manchester United. Dhe për këtë arsye francezi, për një kohë të gjatë një objektiv i merkatos, tashmë është një mendim i largët. “Rabiot-in e harruam, faleminderit Véronique!”.

Në fund të fundit, rëndësia e brazilianit tek United nuk mund të nënvlerësohet kurrë… “Po ju them tani, hiqni Casemiro-n nga United dhe vendosni Rabiot në vend të tij dhe do të kishim të paktën 10 pikë më pak në kampionat”. Gjithçka falë… mamit Véronique!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit