Tifozët e zemëruar të Valencia-s rrethojnë makinën e futbollistit: reagimi i tij është i pabesueshëm (Pamjet)

27 Janar 2023
17:02
Denis Hakanaj
back button

Humbja e pësuar në shtëpi në ndeshjen e luajtur kundër Athletic Bilbao me rezultatin 3-1 në Kuoën e Mbretit, ka bërë të shpërthejnë tifozët e Valencia-s.

Tifozët ultras kanë pritur daljen e futbollistëve nga Mestalla, për t’i rrethuar dhe për t’i kërkuar shpjegime. Gjakrat kanë qenë shumë të nxehtë. Mes më të kritikuarve ka qenë amerikani Musah dhe Comert.

Por ndërsa zvicerani ka ulur dritaren, pasi makina e tij është rrethuar, dhe ka folur me tifozët, të cilët e kanë vlerësuar gjestin, duke u përgjigjur me një duartrokitje, mesfushori amerikan ka pasur një reagim të pazakontë.

Pasi ka parë tifozët të shkojnë drejt tij, Musah ka rritur shpejtësinë, duke rrezikuar edhe të godasë tifozët dhe është larguar nga stadiumi me shumë shpejtësi, duke xhiruar gomat e makinës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit