Tifozët kuqezi e morën mesazhin nga skuadra: “Ta mbushim plot stadiumin”

4 Shtator 2024
16:44
Telesport
back button

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për ndeshjet ndaj Ukrainës (7 shtator dhe 10 shtator, Ukrainë dhe Gjeorgji), të vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

Në deklaratat për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, kuqezinjtë Taulant Seferi dhe mesfushori Arbër Hoxha shprehën objektivat e Shqipërisë në këtë kompeticion.

Arbër Hoxha: “Ne kemi si objektiv vendin e parë në grup. Duhet të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, të cilin e njohim mirë. Sfida me Gjeorgjinë ka vlera të mëdha për mua, sepse është ndeshja ime e parë në stadiumin tonë kombëtar”.

“Duke marrë parasysh që është një mundësi shumë e mirë për Botërorin, pse mos të renditemi në vendin e parë? Kemi skuadra shumë të forta në grup, por ne do të japim maksimumin e gjithë potencialit tonë ekipor”.

Taulant Seferi: “Ukraina dhe Gjeorgjia janë dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi filluar përgatitjet për ndeshjen e parë dhe gjërat po ecin shumë mirë. Kemi edhe disa ditë për të marrë më shumë informacion për ekipin kundërshtar. Ukraina është një kombëtare fizike shumë e fortë dhe duhet të përgatitemi në maksimum. E njoh kampionatin e Ukrainës dhe disa lojtarë që luajnë atje”.

“Mezi po e presim ndeshjen në ‘Air Albania’, sepse kemi disa muaj që nuk kemi luajtur në Tiranë. I bëj thirrje tifozëve që ta mbushin stadiumin e plot, ashtu sic kanë bërë gjithmonë në fakt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit