Tirana dhe Besëlidhja në finalen e radhës, sfidë për trofeun e Kupës së Shqipërisë

20 Janar 2024
9:00
Telesport
back button

Tirana dhe Besëlidhja janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Dy ekipet që kanë dominura në dy sezonet e fundit, do të përballen sërish mes tyre në finale, pas triumfit në gjysmëfinalet e luajtura në kryeqytet.

Besëlidhja fitoi 106-89 ndaj Vllaznisë, një sfidë e komanduar nga lezhjanët, që këtë sezon udhëheqin edhe në kampionat. Hamati me 29 pikë e 11 rebound e Blake me 29 pikë i dhanë fitoren Besëlidhjes, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Tucker për shkodranët.

Në gjysmëfinalen tjetër, Tirana mposhti 106-66 Kamza Basket, në një përballje të dominuar nga bardheblutë. Nga kamzalinjtë pritej më shumë, por gabuan, kjo edhe për meritë të Tiranës. Për Tiranën u dallua Davis me 25 pikë, ndërkohë që realizuan në koshin kundërshtarë 10 lojtarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit