Tirana dhe Vllaznia fitojnë Kupën e Shqipërisë, një kubaneze debuton dhe synon të vishet kuqezi

21 Maj 2024
11:27
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” aktivitetin e Kupës së Shqipërisë, një kompeticion ku morën pjesë 12 skuadra nga e gjithë Shqipëria. Një aktivitet në përgjithësi me një nivel të mirë, por në fund nuk pati asnjë rekord kombëtar të thyer.

Tirana u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë për femra, ndërkohë që sportistja më e mirë e aktivitetit është shpallur atletja e këtij ekipi Luiza Gega. Në vendin e dytë u rendit Skënderbeu e më pas Partizani.

Te meshkujt, fitues i Kupës së Shqipërisë doli ekipi i Vllaznisë, që la pas Skënderbeun dhe Teutën. Ndërsa sportisti më i mirë i këtij aktiviteti u shpall atleti shkodran Endri Rakaj.

Për t’u veçuar fakti se në këtë aktivitet bëri debutimin e saj me skuadrën e Tiranës edhe atletlja kubaneze Yipsi Moreno. Ajo është kampione Olimpike dhe Botërore me këtë shtet në disiplinën e hedhjes së çekiçit, por sipas FSHA pritet që së shpejti ajo të përfaqësojë Shqipërinë. Moreno, 43 vjeçe, fitoi si në këtë disiplinë ashtu dhe atë të diskut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit