Tirana e Flamurtari duel në distancë, befason edhe Elbasani

4 Mars 2021
11:19
Telesport
back button

Ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë në basketboll për femra kanë rikthyer rivalitetin mes Flamurtarit e Tiranës. Të dyja këto skuadra, bashkë me surprizën Elbasani, kryesojnë kampionatin pas ndeshjeve të dyta, me nga 4 pikë të plota.

Skuadra e Tiranës fitoi me lehtësi 74-45 derbin me Studentin luajtur në “Fahrie Hoti”. Pa probleme triumfon edhe Flamurtari, që mposhti Vllazninë 77-52. Fitoren e parë në kampionat korri Partizani, që mposhti thellë 118-39 Sh.K.B.Tirana, ndërsa Elbasani triumfoi 74-52 ndaj Apolonisë.

Basketboll – Kategoria e Parë, Femra (java e 2-të)

Flamurtari – Vllaznia, 77-52

Tirana – Studenti, 74-45

Sh.K.B.Tirana – Partizani, 39-118

Elbasani – Apolonia, 74-52

Renditja: Tirana 4 pikë, Elbasani 4 pikë, Flamurtari 4 pikë, Partizani 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Studenti 2 pikë, Apolonia 2 pikë, Sh.K.B.Tirana 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit