Tirana e nis me këmbën e mbarë sezonin, fiton Kupën e FSHV-së

25 Shtator 2022
21:37
Gentian Spiri

Tirana është shpallur mbrëmjen e sotme fituese e Kupës së Federatës në volejboll për meshkuj, takim i luajtur në sallën e lojërave në Farkë. Bardheblutë e trajnerit Arben Sako mposhtën 3-1 në finalen Erzenin, duke ngritur lart trofeun e parë sezonal.

Një ndeshje që nisi më mirë për shijakasit, që fituan 25-19 setin e parë dhe me pak kujdes mund të kishin fituar edhe setin e dytë. Ishte ky set që vendosi fatet e takimit, pasi në pikët shtesë fitoi Tirana 28-26, duke rikthyer ekuilbrin në fushë.

Më pas, në fushë komandon skuadra bardheblu, që është ndjeshëm më superiore në fushë, duke fituar 25-21 setin e tretë dhe 25-19 setin e katërt e krejt takimin 3-1. Një fitore me përmbysje e Tiranës kampione, që e nis mbarë këtë sezon, ku do të luajë edhe në arenën ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit