Tirana e pandalshme nis shkëputjen në kampionat, një “trio” lufton për vendin e dytë

9 Nëntor 2024
19:11
Telesport
back button

Tirana në basketboll për femra fitoi thellë 104-76 ndaj Teutës në “Fahrie Hoti”, në takimin e vlefshëm për javën e 5-të të Kampionatit Kombëtar. Një ndeshje në sens unik, ku par bardheblutë u dallua Ikete me 33 pikë e 10 rebound.

Tri skuadra në vendin e dytë, ku mes tyre është edhe Flamurtari, që mundi 119-64 Elbasanin jashtë fushe. Sfidë pa histori, komanduar nga vajzat vlonjate, ku 6 lojtarë realizuan mbi 11 pikë (Cerra me 22 pikë e 11 rebound më e mira).

Një fitore të rëndësishme korri ekipi i Vllaznisë, që në fushën e tij mundi 61-43 Studentin, dy skuadra që luajnë për një vend në play off. Vendaset e komanduan vazhdimisht ndeshjen, ku diferencën e bëri Rreshpja me 19 pikë e 11 rebound.

Kategoria e Parë-Femra, java e 5-të

Tirana – Teuta, 104-76

Elbasani – Flamurtari, 64-119

Vllaznia – Studenti, 61-43

Partizani (pushim)

Renditja: Tirana 10 pikë, Partizani 7 pikë, Flamurtari 7 pikë, Vllaznia 7 pikë, Studenti 5 pikë, Teuta 5 pikë, Elbasani 4 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit