Tirana eliminon Barletin, sfidon Partizanin për titullin kampion

22 Prill 2019
16:13
Telesport
back button

Tirana ka befasuar të gjithë, duke eliminuar Barleti Volley dhe siguruar një vend në finalet e play off-it në volejboll për femra. Bardheblutë fituan 3-1 ndaj Barletit në gjysmëfinalen e tretë, duke fituar 2-1 me ndeshje. Ndonëse barletaset fituan gjysmëfinalen e parë dhe u mendua se do të kualifikoheshin lehtësisht në finale ndodhi e kundërta. Tirana përmbys gjithçka në favorin e saj, fiton dy takimet e tjera, duke u rikthyer në finale, ku do të sfidojë Partizanin kampion në fuqi.

Ndeshja e tretë gjysmëfinale luajtur në “Asllan Rusi” ka qenë një surprizë, pasi kur pritej reagimi i Barletit ka qenë Tirana ajo që ka dominuar në fushën e lojës. Skuadra e trajnerit Gorenxa ka epërsi në parket, duke fituar pa shumë problem dy setet e para: 25-18 dhe 25-11. Barleti “zgjohet” për një moment, duke fituar setin e tretë 25-15, por kjo mbeti një shkëndijë. Tirana sheh se ka një mundësi të artë për të dalë në finale dhe ia del mbanë. Fiton 25-18 setin e katërt dhe krejt takimin 3-1.

Rezultati i 3 gjysmëfinaleve

Barleti Volley – Tirana, 3-0 (25-21, 25-15, 25-13)

Tirana – Barleti Volley, 3-2 (25-19, 26-24, 23-25, 10-25, 15-10)

Barleti Volley – Tirana, 1-3 (21-25, 11-25, 25-15, 18-25)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit