Tirana fiton 3-2 me përmbysje derbin me Partizanin

20 Shkurt 2021
18:32
Telesport
back button

Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, Grupi A dhe B.

Vëmendja ishte përqendruar te sdfida derbi e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit (Grupi B), fituar 3-2 nga bardheblutë, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Sfidë interesante dhe me rivalitet, me të kuqtë që shkuan në epërsi 2-0 me sete (25-18 e 25-19 dy setet e para).

Gjithsesi, shpejt erdhi përmbysja e bardhebluve, që fituan 25-23 e 26-24 dy setet e tjera, duke çuar takimin në setin final. Ky set u dominua nga Tirana, që fitoi 15-11 dhe krejt ndeshjen 3-2. Po për Grupin B, ekipi i Skënderbeut fitoi pa probleme 3-0 në Peshkopi ndaj Korabit (25-12, 25-22, 25-9), duke kryesuar me 6 pikë të plota. Fitoren e parë në grup korri edhe Lushnja, që mposhti 3-0 Teutën (25-14, 25-17, 25-19).

Në Grupin A, skuadra e Barleti Volley fitoi me lehtësi 3-0 në Rrëshen ndaj Mirditës (25-10, 25-11, 25-14), duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve. Po 6 pikë ka edhe Vllaznia, që mundi po 3-0 Elbasanin jashtë fushe (25-16, 25-8, 25-12). Këto dy ekipe duket se do të luftojnë për play off-in në këtë grup.

Volejboll – Femra, Grupi A (Java e dytë)

Mirdita – Barleti Volley, 0-3

Elbasani – Vllaznia, 0-3

Flamurtari – Apolonia, 24 shkurt

Renditja: Barleti Volley 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Flamurtari 3 pikë, Apolonia 0 pikë, Mirdita 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

Volejboll – Femra, Grupi B (Java e dytë)

Korabi – Skënderbeu, 0-3

Lushnja – Teuta, 3-0

Tirana – Partizani, 3-2

Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Tirana 5 pikë, Partizani 4 pikë, Lushnja 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit