Partizani ka mbyllur sezonin e rregullt në Kategorinë Superiore në vendin e dytë, pasi ka mundur me shifrat 4-0 skuadrën e Erzenit në ndeshjen e fundit që është luajtur sot në “Arenën e Demave’.
Skënderbeu e kthen në festë, duke mposhtu me goleadë Vllazninë 1-5 në “Loro Boriçi”. Falë këtij triumfi korçarët arrijnë të sigurojnë një biletë për në “Final 4”.
Tirana arrin të mposht me shifrat 0-3 Egnatian brenda në Rrogozhine, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore.
Me këtë rezultat, Tirana nuk mundi dot të kap “Final 4” për shkak të fitores së thellë të Skënderbeut 5-1 përballë Vllaznisë. Megjithatë ka akoma shpresë për bardheblutë për sa i përket Kupave të Europës.
Ata duhet të presin që Egnatia të mund Kukësin në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi Skënderbeu është i pezulluar nga pjesëmarrja në Konferencë Ligë, dhe atë vend do e marri Tirana, pasi pozicionohet e pesta në renditje.
Teuta ka mundur 1-0 Dinamon dhe e ka mbyllur sezonin në vendin e gjashtë me 50 pikë, tri më shumë se dinamovitët e vendit të shtatë.
Laçi e ka mbyllur me një fitore të thjeshtë përballë Kukësit sezonin e rregullt të Kategorisë Superiore dhe tanimë duhet të mendojë për pjesëmarrjen në play-out për të mos rënë nga kategoria.