Tirana kap Flamurtarin në krye, “OK” edhe Partizani, Vllaznia siguron play off-in

18 Mars 2023
17:41
Telesport
back button

Është mbyllur java e 15-të e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra. Skuadra e Tiranës fitoi thellë 110-21 ndaj Barleti Basket, një ndeshje që ishte një stërvitore për skuadrën bardheblu. Të 12 basketbollistet e Tiranës shënuan në koshin barletas.

Mjaft e rëndësishme fitorja e Vllaznisë ndaj Studentit me shifrat 56-48, pasi ky sukses dërgon skuadrën shkodrane në play off. Të dyja këto ekipe duelonin për vendin e katërt, aty ku betonohet Vllaznia, që sot triumfoi falë 22 pikëve të realizuara nga Rreshpja.

Fitore të lehtë korri edhe Partizani, që në fushën e tij mundi 72-52 Elbasanin, një ndeshje që ishte një formalitet për skuadrën e “kuqe”. Pas triumfit në Ligën Unike, kjo fitore ishte më e lehtë për Partizanin, ku shkëlqeu Franklin me 28 pikë, ndërkohë që kryeqytetset qëndron në vendin e tretë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 15-të

Tirana – Barleti Basket, 110-21

Vllaznia – Studenti, 56-48

Partizani – Elbasani, 72-52

Flamurtari (pushim)

Renditja: Flamurtari 24 pikë, Tirana 24 pikë, Partizani 22 pikë, Vllaznia 20 pikë, Studenti 17 pikë, Elbasani 14 pikë, Barleti Basket 14 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit