Tirana “leksion” Flamurtarit në Vlorë, Partizani fiton derbin me Studentin, Vllaznia shkëlqen në Durrës

12 Tetor 2024
19:14
Telesport
back button

Surpriza dhe emocione në takimet e javas së parë të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Për të tretën herë në dy javë janë përballur Flamurtari e Tirana, këtë herë në Vlorë, ku fituese doli skuadra kryeqytetase. Tirana fitoi 77-66 ndaj një rivali direkt par titull, në një takim të dominuar gjatë gjithë kohës.

Bardheblutë u shkëputën 21-7 që në periodën e parë dhe e ruajtën këtë avantazh deri në fund. Vlonjatet arrijnë të ngushtojnë shifrat në periodën e dytë, por më pas Tirana shkëputet sërish dhe e meriton fitoren. Ikete me 28 pikë e 13 rebound ishte lojtarja më e mirë në fushë për Tiranën.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Partizani fitoi 76-57 derbin kryeqytetas me Studentin. Sfidë pa shumë emocione, dominar nga të “kuqtë”, ku diferencën e bëri Ornela Lalaj me 19 pikë.

Jashtë fushe fiton Vllaznia, 84-70 ndaj Teutës në Durrës. Edhe pse me dy lojtare të huaja në përbërje, skuadra vendase luajti dobët, ndërkohë që për shkodranet u dallua Bernarda Rreshpja, që realizoi 39 pikë por mikeshat.

Kategoria e Parë-Femra, java e parë

Teuta – Vllaznia, 70-84

Studenti – Partizani, 57-76

Flamurtari – Tirana, 66-77

Elbasani (pushim)

Renditja: Partizani 2 pikë, Tirana 2 pikë, Vllaznia 2 pikë, Teuta 1 pikë, Studenti 1 pikë, Flamurtari 1 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit