“Titulli i fituar me Leicester?”, befason Ranieri: Do ta ndërroja vetëm me një gjë

9 Qershor 2024
12:10
Denis Hakanaj
back button

Claudio Ranieri zbulon se ai do ta kishte ‘këmbyer me kënaqësi titullin e Premier League të fituar me Leicester City’ për një titull me Roma-n e tij të dashur.

Trajneri njoftoi tërheqjen e tij pasi ndihmoi Cagliarin fillimisht të ngjitej në Serinë A dhe më pas siguroi mbijetesën në kampionat, në moshën 72-vjeçare.

Ranieri foli për Corriere dello Sport në lidhje me karrierën e tij dhe kulmi për këdo do të ishte fitimi i Premier League me Leicester Cityn në sezonin 2015-16.

“Kur mbërrita, skuadra sapo kishte siguruar mbijetesën në Premier League. Gjithçka që bëra ishte ndryshimi i sistemit në 4-4-2, ndërrova mbrojtësit e krahut dhe vendosa N’Golo Kante.

“Ai ishte motori i pashtershëm i skuadrës, sepse ai bënte presing, luftonte fort, shtynte përpara, mbronte”.

Megjithatë, kur u pyet nëse kishte ndonjë peng në karrierën e tij, Ranieri ka thënë:

“Që nuk fitova titullin me Roma-n time. Mund ta them sot: me kënaqësi do ta kisha ndërruar titullin e Leicesterit me një titull të Roma-s”.

Ai lindi dhe u rrit si një tifoz i Roma-s dhe kishte dy eksperienca të ndryshme si trajner i verdhekuqve, duke iu afruar shumë titullit gjatë periudhës mes 2009 dhe 2011.

Ranieri u kthye në Stadio Olimpico në Mars 2019 për vetëm 12 ndeshje për të parë sezonin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit