“Titulli i Inter-it?”, Ibrahimovic: Atë gjë e bëjnë vetëm humbësit

13 Qershor 2024
16:16
Denis Hakanaj
back button

Zlatan Ibrahimovic foli për perspektivën e rritjes së Milan-it në të ardhmen e afërt, duke u ndalur edhe te fitorja e titullit të Inter-it:

– A ju bëri të vuani titulli i Inter-it?

“Vuajtje, jo, nuk vuaj kurrë. Më jep energji. Milani dhe unë nuk shikojmë skuadrat e tjera, humbësit e bëjnë këtë. Milani shikon veten, ajo që ndodh rreth nesh nuk ndikon tek ne.

“Vuajtja është për një humbës, jo për një person fitues dhe konkurrues. Më bën të uritur, më jep karburant për të bërë edhe më shumë”.

– Ku jemi me rritjen e ekipit?

“Hapi tjetër është të forcojmë ekipin, ta bëjmë atë më të fortë dhe më konkurrues për objektivat që kemi. Dhe objektivat e Milanit janë trofetë, në Itali dhe në Europë, sepse kjo është historia e Milan-it.

“Këto janë ambicie dhe objektiva, çdo vit ne luajmë për të fituar trofe. Milan-i nuk duhet të fitojë, Milan-i duhet të bëjë histori. Dhe kushdo që vjen këtu duhet të ketë të njëjtën ambicie, ndërsa kush është tashmë këtu dhe nuk ka këto ambicie, nuk do të ketë më shumë hapësirë.

“Ne nuk jemi të kënaqur: përfunduam të dytët dhe nuk dolëm mirë në Europa League, duam më shumë. Pas një kampionati bëjmë vlerësime, shikojmë se ku mund të përmirësohemi dhe ku dolëm mirë. Duam të jemi më të fortë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit