“Titulli, veçanërisht falë tij”; De Vrij zbulon sekretet e trajnerit Conte

4 Maj 2021
10:33
Alfred Lleshi
back button

Pas 11 vitesh pritjeje, Interi fitoi titullin e 19-të, duke i dhënë fund hegjemonisë së Juventusit, që kishte zgjatur për nëntë sezone. Një sukses kolektiv, por që pa Antonio Conte, një armë shtesë, në gjendje t’i drejtojë lojtarët e tij me karizëm dhe vendosmëri, nuk do të tejkalohej hendeku karshi bardhezinjve.

Stefan De Vrij, një nga të paprekshmit e prapavijës zikaltër (humbi vetëm tri ndeshje gjatë gjithë sezonit), duke folur për “Sportwereld”, shprehu gjithë lumturinë e tij për fitimin e titullit, duke vlerësuar pastaj Conte për punën e bërë: “Të gjithë ata njerëz në “Piazza Duomo” të Milanos ishin aq të lumtur. Gjëja qesharake është se ne jemi të lirë deri të mërkurën dhe vetëm atëherë do t’i shoh përsëri shokët e mi të skuadrës. Kështu u bëmë kampionë të Italisë.

Nëse kjo është vetëm një pikënisje? Klubi sigurisht që ka ambicie madhore, por së pari le ta shijojmë këtë arritje. Nëse punoni me Conte e kuptoni pse është kaq i suksesshëm. Ai është kaq i apasionuar, kaq kërkues. Dhe taktikisht shumë i fortë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit