Titullin e Serie A apo Champions League? Përgjigjja e Inzaghit ka “kostumin” e Interit…

7 Tetor 2024
13:46
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli në margjinat e çmimit “Scopigno”, pas ceremonisë së zhvilluar në Romë, në sallën e nderit të CONI. Ai e nisi me një mendim për gjyqtarët, pas gabimeve të javës së fundit: “Të gjithë duhet t’i ndihmojmë arbitrat, sepse nuk është e lehtë. Ka shumë episode të vështira për t’u gjykuar, por për fat kemi një mjet si VAR”.

A duket më i balancuar kampionati këtë sezon?
Po, ne e dinim këtë. Ka shumë skuadra që janë forcuar dhe do të konkurrojnë me Interin për titullin. Në këto 7 javët e para kemi parë që nuk ka ndeshje të lehta, të parashikueshme. Të gjitha janë të pabesa, ndaj do përpiqemi të japim më të mirën tonë.

Nëse do të duhej të zgjidhnit, cili është më i mirë kampionati apo Champions League?
Kur je tek Interi, duhet të konkurrosh në të gjitha garat. Ka një ngarkesë të madhe fizike dhe mendore, por kjo është bukuria e futbollit.

A ekziston rreziku i vetëkënaqësisë pas suksesit të sezonit të kaluar?
Ne e dimë se fitorja e titullit çon në këtë paragjykim. Ta fitosh titullin është e vështirë, ta bësh përsëri është edhe më e vështirë. Ne po punojmë, duhet të përpiqemi gjithmonë të punojmë për t’u përmirësuar ditë pas dite.

A është Thurami mirë? A do të largohet për në grumbullimin e Francës?
Ai duket se është më mirë, ka pak frikë. Tani edhe stafi i Francës do ta shohë këtë dhe shpresoj se mund të shërohet shpejt.

A është Interi i kompletuar për t’iu shkuar deri në fund të të gjitha garave ku merr pjesë?
Patjetër. Ne kemi një klub të fortë, me drejtues të aftë. Ata punuan mirë edhe këtë verë, bënë sakrifica maksimale. E dinim se cilat ishin synimet tona dhe cilat kanë qenë ata në këto tri vite, por klubi ka bërë gjëra të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit