Tjetër dëmtim fatkeq, PSG humb lojtarin më në formë

16 Tetor 2019
22:13

Kur të vjen e keqja, hapi derën. Pasditen e së mërkurës Paris Saint-Germain ka publikuar një deklaratë zyrtare ku zbulon tërheqjen muskulore të Idrissa Gueye.

Klubi pret që senegalezi të mungojë për rreth 10 ditë. ky është dëmtimi i dytë që kap një prej yjeve të PSG, pas atij të Neymar, i cili do të mungojë katër javë.

Gueye, i cili ishte grumbulluar me përfaqësuesen senegaleze, ka shkëlqyer në Ligue 1 që pas mbërritjes verën e kaluar nga Everton për 32 milionë euro.  

Statistikat, që janë shfaqur më poshtë, e vërtetojnë këtë gjë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit