Tjetër dëmtim i rëndë te Barcelona, trajneri Flick humbet për dy muaj mbrojtësin titullar

24 Gusht 2024
16:15
Telesport
back button

Siç u raportua nga shtypi spanjoll, Barcelona do të duhet të bëjë pa Andreas Christensen për disa kohë. Në fakt, siç është komunikuar edhe nga vetë klubi katalanas, qendërmbrojtësi 29-vjecar ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë stërvitjes me Barçën.

Mungesa e tij në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos këtë të shtunë është e sigurtë, por pas këtij problemi fizik të papritur danezi do të mungojnë edhe në disa ndeshje të tjera. Në një deklaratë të dytë të publikuar sot, Barça konfirmoi se lojtari i tyre pësoi një dëmtim të tendinit të Akilit të këmbës së majtë.

Lojtari i ekipit të parë, Andreas Christensen vuan nga një tendinopati në tendinën e tij të majtë të Akilit. Rikthimi i tij në stërvitje do të varet nga evoluimi i gjendjes së tij”, njoftoi klubi “blaugrana”.

Sipas shtypit spanjoll, mungesa e tij duhet të korrespondojë me dy muaj, pra rreth 60 ditë. Një tjetër humbje e rëndë për trajnerin e ri Hansi Flick dhe pikërisht përballë një ndeshjeje kaq të rëndësishme si ajo kundër Athletic.

Kështu danezi bashkohet me Frenkie De Jong, Ansu Fati, Gavi dhe Araujo, që gjithashtu janë në infermieri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit