Vërtet një fillim i vështirë i sezonit për Manchester United për sa i përket lëndimeve. Ndeshja miqësore kundër Arsenal (humbur 1-2) ka qenë një mallkim për “djajtë e kuq”.
Ndeshja e sulmuesit danez Rasmus Hojlund zgjati vetëm 16 minuta dhe ajo e Leny Yoro pak më shumë se gjysmë ore. Dy dëmtime që rrezikojnë t’i kushtojnë shtrenjtë trajnerit Erik ten Hag.
Pasi u mësua se mbrojtësi i ri francez do të mungojë 3 muaj, tashmë konfirmohet se sulmuesi i ri danez pritet të mungojë gjashtë javë. ai ka pësuar një tendosje të kofshës së djathtë.
Sipas “The Athletic”, Rasmus Hojlund do të kishte dashur ta niste sezonin e ri si titullar, por pritet që të rikthehet në fund të shtatorit, pas ndeshjeve të para të ekipeve kombëtare.