Manuel Neuer pritet të humbasë pjesën tjetër të vitit 2024 për shkak të një brinje të thyer. Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, e zbuloi këtë problem në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së Champions League kundër Shakhtar Donetsk.
“Manuel ka një brinjë të thyer. Ai ndoshta nuk do të luajë më këtë vit. Gjëja e rëndësishme është që ai të rikuperohet dhe të kthehet në 100%. Pastaj, ne shpresojmë të kemi Manuel përsëri në dispozicion në janar”, tha Kompany.
Portieri veteran nuk luajti dje për bavarezët, që fituan 5-1 jashtë fushe. Mësohet se poterieri Manuel neuer pësoi dëmtim në humbjen 0-1 të Bayern Munich ndaj Bayer Leverkusen në Kupën e Ghermanisë javën e kaluar.
Ai nuk luajti edhe në fitoren 4-2 kundër Heidenheim të shtunën e kaluar në kampionat. Portieri rezervë Daniel Peretz ka qenë titullar në këto dy ndeshje dhe do të mbyllë vitin si titullar në portën e Bayern.
“Natyrisht ne do të donim ta kishim Manuel në formë dh në fushë, por për momentin nuk është kështu. Por ka pasur asnjë ndryshim në lojën tonë me Peretz në portë, ai e merituar atë pozicion”, shtoi Kompany.