Tjetër dëmtim tek Interi, portieri zviceran braktis kombëtaren dhe rikthehet në Milano

25 Mars 2024
10:58
Telesport
back button

Fillimsht De Vrij dhe tani Sommer. Për Interin, një tjetër lajm i keq nga lojtarët që luajnë për kombëtaret e tyre. Portieri zviceran ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë, pas një përplasje me Hojlund në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës.

Ajo që ngushëlloi zikaltërit ishte fakti që portieri u largua me këmbët e tij në minutën e 37-të, edhe nyja e këmbës së Sommer “ishte shumë e fryrë” dhe portieri kishte “shumë dhimbje”. Më pas, ai doli nga stadiumi dhe mbërriti në hotel.

Sommer, siç ka bërë të ditur Federata Zvicerane, sot do të rikthehet në Milano dhe do të vijojnë testet mjekësore. Ndërkohëë, sot dhe të martën janë planifikuar teste të reja për Stefan de Vrij pas problemit të aduktorit të pësuar gjatë kampit stërvitor me kombëtaren holandeze.

Lojtari ka kryer tashmë kontrolle me stafin mjekësor të Holandës, por Interi dëshiron të ketë një pamje më të qartë të problemit. De Vrij do të mungojë në ndeshjen kundër Empolit të hënën e Pashkëve kur të rifillojë kampionati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit