Tjetër lajm i keq te Bayern! Dëmtohet ylli i skuadrës, mbetet jashtë listës së Gjermanisë

4 Tetor 2024
16:42
Telesport
back button

Bayern merr lajme të këqija. Sikur të mos mjaftonte humbja me Aston Villa në Champions League, bavarezët do të kenë një mungesë kryesore në ndeshjen e fundjavës me Eintracht Frankfurt.

Para sfidës të së dielës, Bayerni është njoftuar se ylli i skuadrës, Musiala, ka probleme fizike për shkak të një dëmtimi në ije dhe do të mbetet jashtë për një afat ende të papërcaktuar nga stafi mjekësor.

Pas këtij lajmi, Musiala është tërhequr edhe nga grumbullimi i kombëtares gjermane për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Holandës.

Trajneri Julian Nagelsmann ka vendosur ta zëvendësojë me lojtarin e Stuttgart, Jamie Leweling.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit