Tjetër magji e Ansu Fati (VIDEO)

14 Shtator 2019
22:03
back button

Barcelona ka rritur shumë talente nga akademia e saj, aty ku doli edhe një legjendë e futbollit aktual, Lionel Messi.

I fundit, që po thyen çdo parashikim është 16-vjeçari Ansu Fati, që në ndeshjen e sotme ndaj Valencia shënoi një gol dhe dha një asist tepër të bukur për de Jong.

Në fund të pjesës së parë, 16-vjeçari dhuroi spektakël në zonë në një duel tek për tek me mbrojtësin Wass, që e kaloi me një veprim të jashtëzakonshëm teknik në një zonë tepër të nxehtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit