Todd Boehly hedh idenë 200 milionëshe, Jurgen Klopp e tall

14 Shtator 2022
16:00
Denis Hakanaj
back button

Todd Boehly, pronari i ri i Chelsea-t, ka shkaktuar diskutime për propozimin e fundit që ka bërë në lidhje me futbollin anglez.

Numri një i Blues, në fakt, ka shpjeguar: “Shpresoj me të vërtetë që Premier League të mund të marrë disa leksione nga sportet amerikane, pse nuk bëjnë një All Star Game?”, ka thënë Boehly.

“Thonë se duan më shumë para në piramidën e futbollit, All Star Game i këtij viti në MLB (kampionati amerikan i bejsbollit) ka fituar 200 milionë dollarë nga e hëna në të enjten.

“Të mendojmë për krijimin e një All Star Game që të vërë kundër skuadrat e veriut dhe jugut të futbollit anglez”.

Një propozim ky që është komentuar edhe nga trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, dhe jo pa ironi. “Nuk ka humbur kohë… Fantastike, kur të gjejë një datë të lirë mund të më telefonojë”, ka thënë trajneri gjerman kur është pyetur në lidhje me idenë e pronarit të Chelsea-t.

“Ndoshta harron se në sportet e mëdha amerikane atletët kanë 4 muaj pushim dhe janë të lumtur të luajnë një ndeshje të caktuar, ndërsa futbollit është komplet ndryshe.

“Çfarë mund të them tjetër? Nëse do, të marrim Harlem Globetrotters dhe t’i bëjmë të luajnë kundër një skuadre futbollit. Jam i befasuar nga kjo pyetje…

“Ndoshta mund të më shpjegojë si të gjendet një datë që të shkojë mirë, por nuk jam i bindur se njerëzit duan ta shikojnë këtë. Imagjinoni lojtarët të Man United, Liverpool dhe Everton të gjithë në një skuadër që nuk është kombëtarja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit