Në orën 20:32 të 5 korrikut 2024, bota e futbollit humbi Toni Kroos. Mesfushori gjerman u eliminua nga “Euro 2024”, për fatin e mirë të Spanjës, duke mbyllur një karrierë spektakolare në Shtutgart. Shifrat kryesore të kësaj karriere fiksohen përfundimisht në 832 ndeshje dhe 35 tituj të fituar. Një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit.
Kroos ishte gati “të vdiste” në fushë për të parë nga finalja e 14 korrikut në Berlin, por “La Roja”, veçanërisht Mikel Merino, ia mbylli këtu ëndrrat e këtij Europiani futbollistit brilant. Dueli për të filloi në një mënyrë veçanërisht “revolucionare”, me dy ndërhyrje të ashpra ndaj Pedrit dhe Lamine Yamal. I pari u detyrua të zëvendësohej, i dëmtuar prej tij, qysh në minutën e 8-të.
Kroos tërhiqet nga futbolli si deshi dhe kur deshi, por jo siç e ëndërronte. U kthye në kombëtare me synimin për të fituar Europianin e Gjermanisë, por këtë ëndërr ia zhbëri Spanja, ku luan prej një dekade, si pjesë e Real Madridit.