Toni Kroos, mesazh emocionues lamtumire: Tani do të përpiqem të kuptoj ç’ka ndodhur në 17 vitet e kaluara

8 Korrik 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja e humbur ndaj Spanjës, në çerekfinale të “Euro 2024”, ishte e fundit për Toni Kroos. Mesfushori i shquar gjerman ka vendosur të tërhiqet nga futbolli, gjë që e kishte njoftuar pa e mbyllur ende sezonin me Real Madridin. Përmes rrjeteve sociale, ai ka bërë këtë reagim:

“Para se të bëj një pushim dhe të përpiqem të paktën të kuptoj se çfarë ka ndodhur në 17 vitet e kaluara, nuk dua të humbas mundësinë për t’iu thënë faleminderit të gjithëve që më pranojnë për atë që jam.

Faleminderit të gjithë mbështetësve të mi në mbarë botën për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar.

Faleminderit të gjithë klubeve dhe trajnerëve të mi për besimin tek unë.

Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve që më bënë të ndihem i rëndësishëm në çdo kohë.

Faleminderit miqve, që gjithmonë janë të sinqertë me mua, pavarësisht suksesit tim.

Faleminderit agjentëve të mi, që u bënë miqtë personalë.

Faleminderit prindërve të mi, që më dhanë përgatitjen më të mirë të mundshme për të përmbushur ëndrrën time.

Faleminderit vëllait tim, që gjithmonë është tifozi im numër një.

Faleminderit fëmijëve të mi, që ishin motivi më i madh për të më shtyrë të jem më i miri që mund të jem. Nuk ka gjë më të mirë se kur i sheh fëmijët e tu duke u krenuar me babin.

Faleminderit gruas sime të bukur, së cilës i them: Ji kështu, mos ndrysho kurrë! Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa ty. Është sukses i yni bashkë.

Faleminderit futboll! Çfarë loje e bukur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit