TOPI I ARTË 2019: Ora, vendi dhe çfarë tjetër duhet të dini!

2 Dhjetor 2019
16:24

Ceremonia për dhënien e çmimit “Topi i Artë 2019” do të zhvillohet ditën e sotme (e hënë, 2 dhjetor 2019) në Theatre du Chatelet në Paria. Eventi do të nisë në orën 20:30, por përpara tij do të jetë parada klasike në tapetin e kuq në orën 19:30, ku do të mbërrijmë futbollistë, drejtues, personazhe VIP, por edhe shumë ish-legjenda. Pritet që gjithçka të mbarojë në orën 22:00 (Supersport1 dhe France Football Livestream në Facebook).

Ylli i Barcelonas, Lionel Messi (fitues i Pestë Topave të Artë deri tani) është favoriti kryesor, teksa rivali i tij i vetëm duket, sipas sondazheve dhe zërave që qarkullojnë, Van Dijk i Liverpool. Sakaq, mund të ketë edhe një çudi me Cristiano Ronaldo, edhe pse duket thuajse e pamundur, pasi portugezi nuk do të udhëtojë aspak në Paris.

Van Dijk doli i dyti pas Messit në vlerësimin si FIFA World Player of The Year (Lojtari i Vitit) që u akordua në muajin shtator.

Sa i përket Topit të Artë te femrat, çmim që u vendos për të parën herë vitin e shkuar (Ada Hegerberg e fitoi), Hegerberg, Vivianne Miedema, Alex Morgan dhe Megan Rapinoe janë emrat favoritë.

Meshkujt

Sadio Mane (SEN/Liverpool), Sergio Aguero (ARG/Manchester City), Frenkie de Jong (NED/Barcelona), Hugo Lloris (FRA/Tottenham), Dusan Tadic (SER/Ajax), Kylian Mbappe (FRA/PSG), Trent Alexander-Arnold (ENG/Liverpool), Donny van de Beek (NED/Ajax), Pierre-Emerick Aubameyang (GAB/Arsenal), Marc-Andre ter Stegen (GER/Barcelona), Cristiano Ronaldo (POR/Juventus), Alisson (BRA/Liverpool), Matthijs de Ligt (NED/Juventus), Karim Benzema (FRA/Real Madrid), Georginio Wijnaldum (NED/Liverpool), Virgil van Dijk (NED/Liverpool), Bernardo Silva (POR/Manchester City), Son Heung-min (KOR/Tottenham), Robert Lewandoëski (POL/Bayern Munich), Roberto Firmino (BRA/Liverpool), Lionel Messi (ARG/Barcelona), Riyad Mahrez (ALG/Manchester City), Kevin De Bruyne (BEL/Manchester City), Kalidou Koulibaly (SEN/Napoli), Antoine Griezmann (FRA/Barcelona), Mohamed Salah (EGY/Liverpool), Eden Hazard (BEL/Real Madrid), Marquinhos (BRA/Paris-SG), Raheem Sterling (ENG/Manchester City), Joao Félix(POR/Atletico Madrid)

Femrat

Sam Kerr (AUS/Chelsea), Ellen Ëhite (ENG/Manchester City), Nilla Fischer (SËE/Linkopings), Amandine Henry (FRA/Lyon), Lucy Bronze(ENG/Lyon), Alex Morgan (USA/Orlando Pride), Vivianne Miedema (NED/Arsenal), Dzsenifer Marozsan (GER/Lyon), Pernille Harder (DEN/Ëolfsburg), Sarah Bouhaddi (FRA/Lyon), Megan Rapinoe (USA/Reign FC), Lieke Martens (NED/Barcelona), Sari van Veenendal (NED/Atletico Madrid), Ëendie Renard (FRA/Lyon), Rose Lavelle(USA/Ëashington Spirit), Marta (BRA/Orlando Pride), Ada Hegerberg (NOR/Lyon), Kosovare Asllani (SËE/CD Tacon), Sofia Jakobsson (SËE/CD Tacon), Tobin Heath (USA/Portland Thorns)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit