Për shumë vite, Barcelona mund ta konsiderojë veten të kompletuar. Nga Lamine Yamal te Pedri dhe Fermin Lopez, trajneri Hansi Flick po shijon gjeneratën e re të ndritur të “La Masia”, e cila përmban gjithashtu mbrojtësin premtues 17-vjeçar Pau Cubarsí.
Megjithatë, në intervistën e dhënë për RAC1, talenti spanjoll u fokusua më shumë se çdo gjë tjetër në dhënien e fundit të “Topit të Artë” për Rodri dhe zhurmën e përgjithshme që u ngrit, referuar vendit të dytë të Vinicius Junior:
“Më duket se gara ishte shumë e ekuilibruar mes Rodri dhe Vinicius. Fakti që e fitoi një spanjoll më mbush me gëzim. Vinicius i dyti? Nuk më befasoi, sepse gjithçka ishte shumë e ekuilibruar”. Cubarsí më tej sqaroi: “Këtë vit, ‘Topin e Artë’ ia dhanë Rodrit, por mund t’ia jepnin edhe atij (brazilianit)”.
Fakti është se mungesa vullnetare e Real Madridit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris bëri bujë, por jo për Cubarsin: “Nuk kam menduar nëse do të vinte njëri apo tjetri. Duhet ta respektojmë mendimin e tyre. Ne donim të ishim atje në atë moment, edhe nëse nuk fitonim, sepse është një çmim i mirë. Bashkë me Dani (Olmo) shkova atje pa fituar, sepse të jesh ndër të parët është tashmë një arritje e mirë”.