Torino mund Milan-in: Zapata, Ilic dhe një super Rodriguez bëjnë “Demin” të ëndërrojë

18 Maj 2024
22:53
Denis Hakanaj
back button

Torino mposhti Milanin 3-1 në javën e 37-të të Serisë A, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Conference League.

Torino [1] – 0 AC Milan – Duvan Zapata 26′ – Video

Torino [2] – 0 AC Milan – Ivan Ilic 40′ – Video

Në “Olimpico” është parë një Torino i madh kundër skuadrës së Pioli-t tashmë e sigurt për vendin e dytë, vendasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 26-të me një goditje me kokë të Zapata-s, para se Ilic të dyfishonte në minutën e 40-të.

Torino [3] – 0 AC Milan – Ricardo Rodriguez 46′ – Video

Torino 3 – [1] AC Milan – Ismael Bennacer 46′ (P) – Video

Disa sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, Ricardo Rodriguez shënoi golin e tij të parë në katër vjet në Torino, me një finalizim spektakolar.

Për Milanin, pas një traverse të Pulisic, vetëm një gol me penallti nga Bennacer në minutën e 55-të.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit