Tottemnham fiton ndeshjen e çmendur, Livepool vazhdon ngjitjen me super Nunez (Pamjet)

12 Nëntor 2022
18:00
Denis Hakanaj
back button

Tottenham ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishmë dhe shumë të ccmendur në javën e gjashtëmbëdhjetë të kampionatit në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Leeds-it.

Skuadra e Antonio Conte-s ka arritur të fitojë 4-3 pasi ka kaluar tri herë në disavantazh. Heroi i ndeshjes ka qenë Rodrigo Bentancur me dy golëshin e shënuar në minutën e 81-të dhe 83-të.

GOLI I PARE I BENTANCUR – VIDEO

GOLI I DYTE I BENTANCUR – VIDEO

Leeds e ka shpërdoruar tri jerë avantazhin dhe e ka mbyllur me dhjetë lojtarë ndeshjen pas kartonit të dytë të verdhë të marrë në minutën e 87-të për shkak të një faulli të ashpër.

Tottenham, falë kësaj fitoreje, ka arritur të ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të klasifikimit dhe të shkojë vetëm tri pikë larg Manchester City-t të vendit të dytë.

Fitore edhe për Liverpool-in, që ka mundur 3-1 Southampton-in në shtëpi dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë të renditjes. Protagonisti i sfidës së luajtur në Anfield ka qenë Darwin Nunez, auto i dy golave.

GOLI I PARE I NUNEZ – VIDEO

GOLI I DYTE I NUNEZ – VIDEO

Në ndeshjet e tjera,, Bournemouth ka mundur 3-0 Everton-in në shtëpi, Leicester ka mundur 2-0 West Ham-in në transferetë dhe Notingham Forrest ka mundur në shtëpi Crystal Palace 1-0 duke marrë fitoren e tretë në këtë kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit